Viti i ri shkollor pati disa problematika në një pjesë të njësive administrative të bashkisë së Shkodrës.Pavarësisht se ka një rënie të lehtë të numrit të nxënësve krahasuar me një vit më parë për drejtuesit e shkollave ky reduktim i numrit të nxënësve nuk ka ndikuar në dëm të vitit të ri shkollor. Në shkollën 9 vjecare “Dedë Gjon Luli” në Hot të Ri, këtë vit shkollor janë ulur në bankat e shkollës 164 nxënës 10 më pak sesa vitin e kaluar thotë drejtori i kësaj shkolle Gjovalin Kodra.
Shkolla 9-vjecare “Dedë Gjon Luli” vijon të jetë në listën e shkollave më të mira në njësinë administrative Rrethina si për stafin mësimor po ashtu edhe sa i përket infrastrukturës.
Ndërkohë në disa shkolla të njësive administrative të bashkisë së Shkodrës paraqiten probleme të theksuara me infrastrukturën. Në shkollën 9-vjecare të fshatit Drisht në njësinë Postribë amortizimi vijon prej vitesh.Dyshemeja e amortizuar, suvaja e rënë dhe ambjente jo të favorshme për të zhvilluar procesin mësimor është panorama që të ofron kjo shkollë.
Problemet pranohen edhe nga drejtuesja e kësaj shkolle e cila jashtë kameras tregon se bashkia e shkodrës është në dijeni të gjendjes së shkollës. Nga ana e bashkisë I është premtuar se ditën e premte do të nisë lyerja e ambjenteve ndërsa sa I takon ndërhyrjes për rikonstruksion drejtueses së së kësaj shkolle i është komunikuar se për shkak të mungesës së fondeve rikontruksioni do të kryhet në vijimësi.Në shkollën e “Drishtit”janë të regjistruar këtë vit rreth 100 nxënës.
Comments are closed.