Tom Moylan, këshilltar për komunikim në Komisionin Europian ka publikuar një grafik ku janë hedhur rezultatetet e një sondazhi që tregon vendet që dëshirojnë më shumë anëtarësimin.

Sipas grafikut, Shqipëria është në vend të parë, me 97% të popullsisë që dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndjekur më pas nga Kosova.

Pas Shqipërisë dhe Kosovës, Ukraina renditet e treta nga shtetet me dëshirën më të madhe për t’u bërë pjesë e BE-së më pas vijon nga Gjeorgjia, Mal i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë që vendet që duan më pak të integrohen në BE janë Serbia, Norvegjia dhe Zvicra, ku ka më pak dëshirë se në vendet tjera për t’u anëtarësuar në BE.