Princi William dhe Princi Harry nuk po kalojnë momentet e tyre më të mira si vëllezër dhe anëtarë të familjes mbretërore.

Që nga momenti kur Meghan Markle erdhi në familjen mbretërore, konfrontimet në kurorën e Mbretërisë së Bashkuar, kritikat e publikut dhe veprimet e racizmit të shfaqura ndaj Markle dhe foshnjës së saj nuk janë ndalur. Në lidhje me këtë situatë të krijuar Harry vendosi të qëndronte pranë gruas së saj dhe të mbante një distancë të caktuar nga familja mbreterore.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, Princi Harry dhe Princi William morën pjesë në funeralin e gjyshes së tyre.

Top ALbania Radio shkruan se ndërkohë që tensionet mes vëllezërve rriten, Peter Phillips mund të veprojë si ndërmjetës për të rregulluar marrëdhëniet midis Princit William dhe Princit Harry. Kush është në të vërtetë Peter Phillips? Ai është djali i Princeshës Anne, ai është nipi më i madh i Mbretëreshës Elizabeth II. Sipas The Telegraph, Phillips tashmë “veproi si një paqebërës” dhe “mund ta luajë atë rol përsëri në një përpjekje për t’i bërë bashkë ata sërish”.

Peter Phillis është 44 vjeç dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me William dhe Harry. Phillips është anëtari i 17-të në radhën e fronit. Ai ka dy vajza me ish-gruan e tij Autumn Kelly: Savannah dhe Isla.

Pse kanë konflikt me njëri-tjetrin William dhe Harry? Pas publikimit të kujtimeve të Harry-t, William dhe Kate nuk kishin në plan ta shihnin çiftin për një kohë të gjatë. Biografia e Harry-t, Angela Levin, tha për The Sun se:

“Unë mendoj se ka të ngjarë që Kate dhe William do të përpiqen të shmangin çdo kontakt me Harry-n dhe Meghan-in derisa të dinë përmbajtjen e kujtimeve të Harry-t dhe dokumentarit të tyre Netflix. Ata kanë humbur shansin e tyre për t’u besuar pasi ka mundësi që ata të përdorin çdo bisedë”.