Shkodra, konsiderohet si një nga zonat e nxehta të krimit dhe presionit ndaj personit. E tillë është edhe historia e familjes Cirilami në qytetin e Shkodrës.
Blerim Cirilami,banues në lagjen Bahçallek, i është drejtuar portalit tonë duke denoncuar kërcënimin e vazhdueshëm të tij dhe familjes tij nga persona me precedentë penale të cilët cdo ditë vënë në rrezik jetën e tij dhe familjes së tij!
Ai ka rrëfyer të gjithë historinë e cila, i referohet një ngjarjeje të regjistruar në vitin 2017-të, në muajin Tetor, në oborrin e banesës së tij kur persona të armatosur natën vonë hynë në oborrin e banesës së tij dhe nën kërcënimin e armës i kërkuan automjetin e tij me targa SH2018E. Blerim Cirilami, pavarësisht presionit të bërë ndaj tij ka bërë rezistencë por është goditur nga agresorët të cilët i kanë marrë mjetin dhe e kanë kërcënuar se nëse do të denonconte do të kishtë probleme për të dhe familjen e tij.
Por ky i fundit nuk iu bind presionit të agresorëve! Ai ka denoncuar në policinë e Shkodrës por askush nuk iu përgjigj.
Agresorët pasi morën mjetin, kanë kryer një sërë veprash penale, grabitje dhe krime ndaj personit në zonën e Lezhës. Pas disa kohësh, pasi ato u ndaluan nga policia dhe vuajtën dënimin ne burg, me të lënë qelinë ato kanë kërcënuar shtetasin Blerim Cirilami si fajtor për vuajtjen e dënimit.
Ato kërcënojnë cdo ditë shtetasin Blerim Cirilami, dhe familjen e tij duke bërë jetën të padurueshme duke jetuar cdo ditë me frikën e hakmarrjes dhe krimit.
Ky është një nga rastet e shumta ku krimi detyron familjet që të izolohen, fëmijët të braktisin shkollën dhe plaga e “ngujimit” nga krimi sa vjen e rritet në Shkodër. Apeli i drejtohet shtetit, i cili duket se është i pafuqishëm përballë sofistikimit të krimit por edhe bashkëpunimit të këtij të fundit me uniformat e policisë të sjellin të tjera plagë dhe “viktima” të mos funksionimit të shtetit.