Ambasadori britanik, Alastair King-Smith gjatë kongresit të Arsimit të zhvilluar ditën e sotme ka folur për sfidën me të cilën po përballet vendi ynë, ajo e largimeve masvie të të rinjve drejt Britanisë së Madhe duke përdorur gomonet.

Smith bëri thirrje që të rinjtë mos të mashtroheshin nga premtimet për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë sepse ishin gënjeshtra.

“Besoj se keni parë edhe një fenomen tragjik se si shumë të rinj, sidomos gjatë verës, largohen nga Shqipëria për mungesën e mundësive.

Këta të rinj shfrytëzohen nga ko ntrabandistë të qenieve njerëzore dhe ne duhet ti nxisim që të ndalojnë.

Kjo jo vetëm se premtimet e pasurimit të shpejtë janë gënjeshtra, pasi do të detyrohen të përfshihen në kri mina litet dhe dr ogë, por sepse këto kushte do të bëhen më të rrezikshme.

Deti do të jetë më i rrëmbyer dhe moti do të jetë më i ftohtë. Ndaj i bëj thirrje familjeve dhe miqve të tyre të mos largohen në mënyrë ilegale.

Rruga drejt suksesit nuk varet nga gomonet, por nga arsimi dhe puna e palodhur”– u shpreh ambasadori britanik.