Media australiane “7NEWS.au” ka zbuluar se një letër sekrete e Mbretërshës Elizabeth II gjendet e mbyllur në një kasafortë në Sindei.
Sipas medias në fjalë, kjo letër është shkruar nga dora e saj në nëntor të vitit 1986. Gjithashtu thuhet se për 63 vjet nuk lejohet që të hapet, pra deri në vitin 2085.
Thuhet se letra u shkrua në kohën kur Mbretëresha ishte në Sidnei dhe në pjesën e jashtme shkruhet mesazhi:
“Në një ditë të përshtatshme për ju, në vitin 2085, ju lutem hapeni këtë zarf dhe përcillni te qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta”, drejtuar kryetarit të bashkësisë, ndërsa poshtë gjendet edhe nënshkrimi i saj.
Elizabetha e II-të, që mori titullin e mbretëreshës në vitin 1952, vizitoi Australianë 16 herë. Sydneyn e vizitoi rregullisht me bashkëshortin e saj, Princin Philip.
Vizita e saj e fundit në Australi u bë në vitin 2011, kur u takua me kryeministren e atëhershme, Julia Gillard.
Comments are closed.