Para pak kohësh, ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, u emërua si koordinatore e PD- së për Qarkun e Lezhës. Duket se ish- nënkryetarja e PD- së ka startuar punën konkrete të terren, duke takuar strukturat.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Topalli, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përveç informacionit, ka publikuar edhe disa foto. Bëhet fjalë për mbledhjen e kryesisë së PD- së Lezhë. Në publikimin e saj, Topalli shkruan:
“Organizimi dhe konsolidimi i strukturave te Pd ishte pjese e axhendes se mbledhjes se kryesise se PD sot ne Lezhe. Rritja e varferise ekstreme dhe largimi i te rinjve eshte ana tragjike e jetes ne cdo qytet, dhe si e tille eshte pjese e diskutimeve ne mbledhje, takime, kafe e kudo.
Shqiptarët kanë nisur të shpenzojnë kursime e tyre për të përballuar kostot e jetesës që rriten muaj pas muaji për shkak të krizës së çmimeve. Për të blerë ushqime, karburant apo produkte të tjera, familjet po prekin paratë e ruajtura, thojne raportet e institucioneve financiare.
Po ata , qe nuk kane kursime? Boll eshte boll!”, shkruan ish- deputetja e PD- së Shkodër Jozefina Topalli.
Comments are closed.