Guri i Zi ishte Njësia Administrative që realizoi dëgjesën publike për zgjedhjen e Kryetarëve të Partisë Socialiste të kësaj NjA.Kandidatët për Kryetar partie në këtë NjA shpalosën programin e tyre politik të drejtimit, ndërsa banorët e socialistët e zonës treguan mbështetje të vazhdueshme për Partinë Socialiste.

Dëgjesat publike shërbejnë si një format konkurimi, ku të gjithë kandidatët kanë mundësinë që të përçojnë vizionin e tyre politik e të zgjidhen për drejtimin e partisë në NjA që konkurojnë, si forma më e mirë e transparencës dhe e meritokracisë.

Ju urojmë suksese kandidatëve!