Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço ndërsa ka folur për situatën kriminale në vend, tha se së shpejti kontrollet nga forcat “blu” do shtohen.
Ai tha për abcnews, se nga kontrollet që do të bëhen gjatë ditëve në vijim në banesat e eksponentëve të krimit, mund të gjenden edhe blloqe me pagesat që u bëheshin efektivëve të policisë të cilët u shërbenin këtyre “bosëve”
“Ka emra policësh të cilët kanë shërbyer si eskortë për ruajtjen e kriminelëve. Gjatë ditëve që vijnë nga kontrollet që do të krhyhen, do të dalin edhe emrat me listë pagesat e personave që merrnin para nga krimi. Nëse do të bëheshin kontrolle do të zbulohen emra, lista ku janë persona të cilat paguhen. Kanë filluar hetimet, ju do të dëgjoni janë ditët në vijim që edhe për një pallat pa leje edhe për një godinë tjetër do të ketë arrestime në radhët e policisë së shtetit”, tha Karamuço.
Comments are closed.