Qeveria ka dhënë guidën për të mos u futur në fashën 800 kwH, nga ku energjia elektrike nis e paguhet me çmimin e tregut, 42 lekë/kwH. Qeveria ka llogaritur se 800 kwH konsum në muaj korrespondojnë me aktivitetet e mëposhtme, duke vendosur dhe një skemë.
Përditë mund të përdoret frigoriferi, boileri, kondicioneri, soba elektrike, televizor, ndriçim, hekur, fshesë e kompjuter. Madje studimi është aq serioz saqë daton nga koha kur përdorej në masë “DVD” që sot e mbajnë në banesa si relike pasi kemi hyrë në botën e “cabless (pa kabuj)” prej kohësh.
Megjithatë nëse dikush e ka, mund ta përdorë çdo ditë. Me kursim do të përdoret lavatriçja dhe pjatalarësja. Në muaj mund të përdoren 8 herë, mesatarisht 2 lavatriçe në javë. Mjaftueshëm, sipas qeverisë për të larë rrobat.
Comments are closed.