Ish deputeti Lefter Maliqi i ka bërë thirrje ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano që të ruajë veten.

Sipas Maliqit Nano di shumë gjëra, kjo dhë për shkak të detyrave që ka mbajtur deri më tani.

Teksa sjell në vëmendje deklaratën që Nano ka bërë lidhur me dekonspirimin e informacionit për 14 kriminel Maliqi thotë se ky dekonspirim u bë nga krerë të policisë rajonale të lidhur me deputetë apo drejtues politik të qarqeve e të lidhur për mua drejtëpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë.

Lefter Maliqi: Gledis Nano ka mbaruar 4 vite pas meje Policisë e Rendit. Kam thënë që është specialist i mirë por nuk do të ketë rezultat se politika nuk do ta lërë për shkak të lidhjeve të politikës me krimin dhe për shkak të sundimit të krimit mbi Policinë e Shtetit dhe mbi politikën të bërë njësh. Janë këta banditët, këta kriminel të lidhur me politikën, që kanë bërë emërimet dhe vazhdojnë të bëjnë emërimet e në Policinë e Shtetit.

“Thirrja ime është që të ruajë veten sepse bëri dhe një deklaratë në një kanal francez ku tha se 14 kriminel u dekonspiruan që do të thotë u dekonspiruan nga krerë të policisë rajonale. Do të thotë se u dekonspiruan nga krerë të policisë rajonale të lidhur me deputetë apo drejtues politik të qarqeve e të lidhur për mua drejtëpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë. Duhet të ruajë veten sepse ka shumë prova, ai di shumë gjëra. Nuk u bë vegël dhe ushtar as i Çuçit as i Ramës por mendoj se te ndonjë ndërkombëtar dhe ka treguar.”