Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të këtij vitit familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 kWv që shpenzojnë.
Vendimin e fundit, qeveria e bëri publike mëngjesin e sotëm. Për familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë, ndërsa çdo kilovat që tejkalohet mbi 800 do të paguhet me çmimin e ri. Për ta bërë më të thjeshtë ju sjellim një shembull më poshtë.
Shembulli: Sot një familje që konsumon 1000 kilovat paguan 9.5 lekë për kilovat pa TVSH ose 9500 lekë. Kësaj shume i shtohet edhe TVSH-ja 20%, dhe çmimi total i faturës që duhet paguar arrin 11.400 lekë.
Me vendosjen e fashës vlera e faturës ndryshon. Konsumatori familjar për 800 kilovatët do të vazhdojë të paguajë 9.5 lekë plus 20% TVSH, në total fatura shkon 9.120 lekë. Ndërsa për 200 kilovatët e tjera mbi fashën 800, qytetari do të paguaj 42 lekë për çdo kilovat, të cilat do të kushtojnë 8.400 lekë pa TVSH ose 10.080 lekë me TVSH. Me këtë fashë një faturë me konsum 1000 kilovat nuk do të kushtojë më 11.400 lekë me TVSH, si aktualisht por 18.480 lekë me TVSH.
Comments are closed.