Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar një vizitë në kuvend me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar që prej ditës së hënë ku u mbajt seanca e parë plenare.
Pritet që rreth orës 13:30, Yuri Kim të takohet me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla dhe më pas në orën 14:15 do të takohet me deputetin demokrat, Agron Gjekmarkaj.
Mësohet se tema e takimit pritet të jetë lidhur me sesionin e ri parlamentar dhe sfidat që e presin vendin drejt rrugës së përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Comments are closed.