Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

Pas takimit me Nikollën ambasadorja foli për mediet ku u shpreh e qartë se do të zhvillojë takime vetëm me drejtuesit që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që kanë rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

Në këtë mënyrë Yuri Kim i ka dërguar një mesazh të opozitës e cila është e përçarë mes grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn dhe atij që mbështet Sali Berishën.

“Është e rëndësishme që të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve dhe mbajtjen e rregullave si dhe forcimin e institucioneve demokratike. Kjo është arsyeja pse ndodhesha këtu. Do vazhdojmë të takohemi me drejtuesit që janë të zgjedhur në mënyrë legjitime dhe kanë rol legjitim për të luajtur në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur Yuri Kim pas takimit që zhvilloi në kryesinë e Kuvendit me Nikollën./abcnews.al/