Zv.kryeministrja, Belinda Balluku ka paralajmëruar ditën e sotme ndërtuesit e objekteve me qëllim fitimin se shteti do të konfiskojë të gjitha shtesat apo katet pa leje.
Balluku theksoi se ato nuk do të shemben por në bazë të ligjit do të merren dhe do përdoren për nevoja të shtetit, për zyra apo në ndihmë të qytetarëve. Ajo shtoi se këta ndërtues kanë 3 mundësi, ose të parapaguajnë metrat katrorë, ta dhurojnë ose përndryshe opsioni i fundit mbetet konfiskimi.
Balluku: Të gjitha ndërtesat që kanë objekt fitimi por kanë shtesa apo kate pa leje do konfiskohen, nuk i shembim. Kemni nisur proces investigimi dhe për ato institucione qe merren me kontrollin e territorit. Ka një tolerancë të tyre që kanë lënë këto kompani të abuzojnë.
Është proces i gjatë dhe nuk do ketë tolerancë për asnjë nga ndërtuesit dhe cdo gjë e ndërtuar pa leje do kalojë në përfitim, të popullit për zyra dhe nevoja të shtetit. Mundësia e parë është parapagesa e metrave katrorë përvec gjobës, ose thjesht I dhuron ose konfiskimi sipas ligjit ku do përballet me ceshtjen penale.
Comments are closed.