Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për të gjithë ata qytetarë që ndërtojnë pa leje.
Duke iu referuar në veçanti milionerëve që ndërtojnë pa leje, Rama thotë se kjo gjë nuk do të lejohet më, duke thënë se policia do ua konfiskojë katet pa leje.
Rama thotë ne hapësirat e konfiskuara do të përdoren për interesin publik, siç është strehimi social.
“Pastrimi i mëtejshëm i policisë duhet të fokusohet te shefat që japin bekime në këmbim të haraçeve, por që e kanë vendin në burg. Ardhja ne krye të Policisë së Shtetit të Muhamet Rrumbullaku është një garanci që do të thellohet pastrimi i nisur nga paraardhësi. Është e papranueshme që të lulëzojnë ndërtesat pa leje.
Në sheshin Skëndërbej vetëm nuk bërtet pallatit, shihni sa u zgjata o njerëz të shkurtër. Gjembat më hyn mua pikë së pari dhe atyre që jetojnë nëpër fshatra që i kap policia për një çati pa leje.
Kërkohet adresim i mëhershëm qoftë ndaj këtyre pasunarëve që kanë miliona për kate e për llaçe e për tulla, sepse e kanë bërë vijën e ligjit si një litar që kërcejnë me lloj lloj marifetesh, që u puthin këmbët pasanikëve për disa lekë të qelbura. Të gjitha katet që do të konfiskohet do të shkojnë për strehim social. Do ti marrim ose do të na I japin. I bëj thirrje ndërtuesve të përfshirë në këtë çorb që mos tentojnë fare të përdorin blerësit apo klientët, as mos mendojnë t’i shpëtojnë ligjit për ndërtimet pa leje. Milionerë që ndërtojnë paletë pa leje. Shemben ose kin fiksohet për interes publik”, tha Rama gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi sot emrin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit.
Pas shkarkimit të Gledis Nanos, Muhamet Rrumbullaku do të jetë në krye të Policisë së Shtetin në Shqipëri.
Comments are closed.