Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në një dalje publike për mediat ku preantoi disa prej vendimeve të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave u pyet për intervistën e dhënë nga ish drejtori i policisë së Shteit, Gledis Nano i cili tha për mediat franceze se 14 kri minelë kishin arritur të arratiseshin për shkak të dekonspirimit të operacioneve.

Në kundërpërgjigjie, Çuçi tha se ishte i rëndësishëm pastrimi i rradhëve të policisë së shtetit nga persona të cilët i shërbejnë kr imi nelëve. Ndërsa tha se nuk dinte gjë për rastet e dekonspirimit përderisa as vetë Nano si drejtor policie nuk ka pasur dijeni.

“Padiskutim që është shqetësuese por është pjesë e punës së përditshme që ka policia e shtetit për të pastruar rradhët e policisë nga këta elementë që dekonspirojnë operacionet.

Kur nuk e di drejtori i përgjithshëm i policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta di unë. Ajo është në hapësirën e informacionit që ka ai. Ne do ta hetojmë”-tha Çuçi.