Deputeti i PD Xhelal Mziu i cili ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit për Reformën Territoriale, ka patur një debat të ashpër me kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, të cilit i ka bërë thirrje që të mos nënqeshte gjatë kohës që Mziu mbante fjalën.
“Asnjë prej jush nuk foli për kompetencë dhe ekonominë, Nuk shkon e zgërdhimja. Mos kalo në rolin e policit ordiner tani. Mos më bo mu si papagalli. Rri aty te kanalet, se nuk i kupto shumë gjërat ta. O shoku Pjerin…shoku polic, ku merr vesh nga shifrat t’i, je dru fare nga kjo pjesë. Reforma territoriale e 2015 nxori në pah edhe probleme. A nuk do ishte normale që një bashki të kishte kompetencën e arsimit parauniversitar? Nuk e di kush është qëndrimi juaj. A nuk do të ishte normale, që shërbimi parësor të jetë kompetencë e bashkisë, apo edhe qarkullimin rrugor sidomos brenda qytetit”, tha ai.
Comments are closed.