E pyetur mbi mundësinë që Shqipëria të ndërmarrë vendimin për ndërprerjen e energjisë elektrike në vend pas orës 22:00, Balluku tha se diçka e tillë nuk ishte parashikuar. Në vend të kësaj, mninistrja e Energjisë dhe Infrastrukturës tha se do të ndërpritej ndriçimi në ambientet publike pas orës 22:00 deri në orën 16:00 të pasdites.
Ministrja shtoi se të nesërmen së bashku me kryeministrin do prezantonin paketën e energjisë e cila sipas saj do kishte edhe disa masa drastike.
“Nuk më rezulton që të ketë masa për ndërprerjen e energjisë pas orës 22:00 sepse do ishte nëj masë emergjente. Por nuk ndodh kjo, pas orës 22 do aplikohet ndërprerja e ndriçimit të ambienteve publike. E ka nisur Gjermania, po e aplikojnë edhe shtete të tjera. Nëse me kryeministrin do bëjmë prezantimin e paketës së energjisë së bashku me disa masa drastike që do marrim në vijim”– tha Balluku.
Comments are closed.