Një 40-vjeçar shqiptar me origjinë nga Kosova është vr arë të shtunën në një zonë pranë Breshias. Sipas mediave italiane Nexhat Rama është sulmuar nga mbrapa nga autori i cili e ka qëlluar me një pl umb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas autori i identitikuar si Cristiano Mossali e ka ngarkuar trupin e shqiptarit në bagazhin e makinës së tij tip “Range Rover” dhe pasi e ka çuar në fshat i ka vënë flakën.
Sipas hetuesve, Nexhat Rama mund të jetë vrarë për një borxh prej rreth 50 mijë eurosh, para që ai nuk mund t’i shlyente dot. Gjithashtu autoritetet kanë theksuar se kjo është një vr as je e studiuar deri në detaje.
Ka dyshime se vr asja mund të ketë ndodhur brenda punishtes së Mossalit mëngjesin e së hënës së 29 gushtit. Më pas ai ka futur trupin e shqiptarit në makinë dhe e ka çuar në fshat dhe e ka djegur.
Atë ditë, Mossali me profesion mekanik u kishte thënë dy punonjësve të tij që të qëndronin në shtëpi. Ai i kishte thënë gruas dhe djalit që ta mbulonin në rast se do të vinin karabinierët ta kërkonin. Përveç kësaj, ai i kishte kërkuar të birit të fshinte pamjet e kamerave të vëzhgimit në punishte.
Autoritetet kanë dyshime se vr asja mund të ketë ndodhur edhe për motive të tjera përveç borxhit pasi autori kishte menduar çdo gjë me detaje.
Comments are closed.