Karabinierët bashkëpunuan ngushtë me policinë financiare të Lombardës për kapjen e 33 vjeçarit shqiptar i cili tr afikonte ko kainë.
Sipas detajeve të bëra publike nga mediat italiane, 33 vjeçari i arrestuar në Ankona, nuk kishte precedentë penalë në Shqipëri, madje tregtonte makina të përdorura që i ekportonte nga jashtë.
Raportohet se 33-vjecari me inicialet M.H. që u ndalua nga policia teksa lëvizte me 1 kg ko kai ë me makinën “Volkswagen Golf” ndodhej në Ankona falë lëvizjes pa viza për 3 muaj në zonën Shengen dhe po planifikonte që të sillte në Itali edhe familjen e tij.
Por ai po hetohej nga prokuroria antim afia e qarkut Lombard, në një dosje që është top-sekret, pasi sasia e madhe e kapur në Ankona mund të ketë kaluar përmes portit të qytetit dhe është pjesë e një ngarkese shumë më të madhe.
Në fakt, dr oga e gjetur në makinë pjesërisht dukej e një cilësie të ndryshme nga ajo e gjetur më vonë në shtëpi, ndaj hetimet po zhvillohen për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me dy ngarkesa të ndryshme.
33-vjeçari ka udhëtuar rregullisht në aksin Shqipëri-Marche, ai ka shkuar dhe është rikthyer çdo tre muaj për gjithsej gjashtë muaj në vit.
Në banesën në Ankona karabinierët gjetën 41 kilogramë dro gë, materiale ambalazhi dhe gjithashtu një pis toletë të mbushur dhe disa fishekë, me dyshimin se kjo ishte një bazë magazinimi përpara se ndoshta ta transportonte kok ainën diku tjetër.
Ndërkohë, motra e tij vjen nga Shqipëria por nuk do të mund të takohet me vëllain për dhjetë ditë, koha e parashikuar për izolim në burg.
Koka ina e pastër do të shitej 10 milionë euro në treg. Dyshimi është se 42 kilogramët e gjetur në Ankona janë vetëm një pjesë e vogël e një rrethi të madh pluhuri të bardhë që kalon nga Shqipëria në Itali
Comments are closed.