Inside Story ka siguruar të dhëna nga dosja hetimore që hedhin më shumë dritë mbi profilet e të dyshuarve.
23-vjeçari Mikhail Zorin, vinte për herë të parë në Shqipëri. Ai studion për Kimi në Çeki. Pas konfrontimit me rojat, përgatitja e lartë fizike e tij u konfirmua edhe gjatë transportit për në komisariat.
Përmes një manovre ai arriti ti kalojë para duart e prangosura pas shpine. Inside Story, ka studiuar me vëmendje provat e renditura në dosjen hetimore ku bie në sy mes sendeve edhe një darë që përdoret për këputjen e telave.
Pyetja që ngrihet është nëse një turist i zakonshëm do të rrezikonte për një aventurë të tillë në një terren me tel me gjemba dhe ferra….?
“Në rastin konkret jo vetëm bazat tona ushtarake, edhe ato konservuarat që mund kenë element shpërthyes, substance të caktuara, se nuk sollën kot ata student të Kimisë”, u shpreh Ervin Karamuço, profesor i kriminologjisë.
Studentit rus Zorin iu bllokuan 6 mijë dollarë. Grupi hetimor ka këqyrur paraprakisht komunikimet përmes Telegramit të tre të ndaluarve ku ka gjetur disa të dhëna interesante.
Aty, është zbuluar emri i një personi që dyshohet se është pjesë e strukturave inteligjente ruse. Nga ballafaqimi i dëshmive dhe komunikimeve elektronike, thuhet se personat janë paguar 10 mijë dollarë për fotografimin e bazave ushtarake dhe veprave infrastrukturore të rëndësisë së veçantë.
Inside Story ka siguruar fotot e sendeve të sekuestruara ku bien në sy edhe 3 lingota ari. Nuk dihet nëse janë pjesë e shpërblimit apo rreth kësaj prove ka diçka më shumë…
Comments are closed.