Gjithmonë e më shumë del në media se Ilir Meta mund të jetë kandidat i partisë së tij dhe Berishës për kryebashkiak të Tiranës. Këtë ‘thashethem’ duket se e ka përforcuar vetë Meta me daljet e shpeshta ku nuk harron në asnjë moment të sulmojë kryetarin e Bashkisë Tiranë. Sot madje Meta njoftoi se protestën e tij të parë në krye të Partisë së Lirisë do ta zhvillojë te Inceneratori i Tiranës.
Në lidhje me këto lajme ka reaguar edhe analisti Kreshnik Spahiu. Me ironi ai thotë se Meta ‘një djalë i varfër, idealist dhe pak spiun’ do të jetë përballë Veliajt.
“Duke pasur parasysh që Erjon Veliaj është shumë plak dhe ka 7 vjet në pushtet si kryetar Bashkie, opozita ka gjetur një djalë të ri, që të garojë përballë tij dhe që është vetëm 32 vjet në pushtet dhe ka ndërruar vetëm 32 poste. Djalë i varfër, por idealist. E urren lekun, por patriot. Pak fare komunist dhe një çik spiun. Ai quhet: Ilir Metaj. Është shumë më pak i konsumuar se Erioni…”, shkruan Spahiu.
Comments are closed.