Destinacioni i viteve të fundit pë emigrantët shqiptarë ka qenë kryesisht Gjermania.
Mundësitë për punësim, sidomos për disa kategori si mjekë, infermierë e teknologji informacioni, nxitën shumë shtetas që të emigronin drejt ekonomisë më të madhe të Europës me dokumente të rregullta punësimi.
Të dhënat e Eurostat treguan se pas vitit 2016 u shënua një rritje e shpejtë e lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shtetasit shqiptarë. Rekordi u arrit në vitin 2019, me 12 mijë leje, duke u renditur të tretët pas Italisë së Greqisë.
Por, pas vitit 2019, ritmi i dhënies së lejeve të qëndrimit ka rënë dukshëm. Në 2020-n, ato ranë në 8,300. Ndërsa tkurrja në atë vit reflekton pasojat e mbylljes si rrjedhojë e pandemisë, tendenca ka rezultuar më e fortë edhe në 2021-n. Sipas Eurostat, në vitin 2021, Gjermania dha rreth 4500 leje për shtetasit shqiptare, pothuajse përgjysmim në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i ulët që nga viti 2016.
Në total, që nga viti 2008 deri në 2021-n, Gjermania ka dhënë rreth 53 mijë leje qëndrimi për shtatsit shqiptarë, ose 7% të totalit nga shtetet e BE-së, duke u renditur e treta. Në vend të parë renditet Italia, që ka dhënë 372 mijë lejë qëndrimi gjithsej, ose rreth 48% të totalit. Greqia vijon më pas me 258 mijë leje, ose 33% të totalit.
Mbretëria e Bashkuar është e katërta, me rreth 20 mijë, por të dhënat e këtij shteti nuk raportohen që nga viti 2019, si rrjedhojë e daljes së vendit nga Bashkimi Europian.
Në total, që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetet e BE-së kanë dhënë për shqiptarë gjithsej 756 mijë shtetas shqiptarëë. Nga institucionet ndërkombëtare, numri i lejeve të qëndrimit për shtetasit e një vendi llogaritet si emigracion. Kjo shifër është gat isa 30% e popullsisë që vlerësohet që jeton aktualisht në Shqipëri.
Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm në vitin 2021 janë dhënë 55.2 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së. Por fenomeni nuk ka ndërmend të ndalet. Tashmë është Britania e Madhe ëndërra e radhës për emigrantët. Përgjithësisht të rinjtë duan të largohen nga vendi për një jetë më të mirë.
Comments are closed.