Komisioni Parlamentar i Reformës territorial ka rinisur diskutimet për situatën në të 61 bashkitë e vendit pas ndryshimeve të bëra 8 vite më parë. Në raportin e tij eksperti, Fatlum Nurja solli në vëmendje disa nga problemet e krijuara sa i përket shërbimeve.

Fatlum Nurja: 78 për qind e këshilltarëve që pyeten te profesioni të gjithë thonë partitë politike dhe asnjë qytetarët. Shërbimi i transportit shumë i rëndësishëm sidomos për gratë dhe vajzat nuk ofrohet farë në 22 bashki, vetëm 16 bashki kanë zyra të zhvillimit ekonomik lokal, pa thënë se çfarë bëhet aty. Dhe planet strategjike po dalin pa u ekzekutua.

Madje ai nënvizoi dhe mungesën e llogaridhënies

Fatlum Nurja: Decentralizimi nuk fillon në zyrën e kryeministrit dhe të përfundojë në zyrën e kryetarit të bashkisë është përtej kësaj, nuk shkon kqë përtej, aq më pak në strukturat komunitare.

Deri më tani opozita ka kërkuar rishikimin e ndarjes së bashkive duke kërkuar më shumë njësi, ndërsa maxhoranca kërkon qëndrimin në të njëjtën skemë ose në uljen e numrit të bashkive.