Që prej marrjes së iniciativës së parë për të zhvilluar një operacion të koduar “Plumb ii Artë” pas dëshmisë së Nuredin Dumanit i cili nxori disa e emra që janë të përfshirë në korrupsion, policia po heton për personat që janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe korrupsion.

Nuk janë arrestuar dhe ekzekutuar të gjithë urdhrat, kështu është shprehur Nano për mediat e huaja.

Sipas dyshimeve nga ana e Prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ekziston mundësia e dekonspirimit të informacionit, raporton gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.

Ka dyshim për dekonspirim të informacionit në mes të radhëve të policisë me persona që ishin gati për tu arrestuar.

Disa prej tyre kanë ikur jashtë shtetit, disa vijojnë të jenë në kërkim, si për shembull Ervis Martinaj. Si rasti i tij janë dhe disa persona me element kriminal që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë.

Asgjë nuk po bëhet për kapjen e këtyre personave të cilët konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.