Masakra e Fushë Krujës ku u ekzekutuan tre të rinj, mes të cilëve dhe djali i xhaxhait të Ervis Martinajt është kryer nga një a rmë e vetme. Hetuesit zbuluan faktin befasues pas ekspertizës së 91 gëzhojave, e dyshojnë se dhe autori mund të jetë një komando i stërvitur.

Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të biznesmenit Ervis Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, janë ekzekutuar me një ar me të vetme. Ky është detaji me i ri nga hetimet për ngjarjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës, mëson Ora News.

91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore. Nga ekzaminimi mikroskopik i gjurmës së kapsollave të gëzhojës, rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës. Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar plot 91 herë me një armë, brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas burimeve, ka shumë gjasa që autori, i cili ka hapur zjarr, ka qenë një komando i stërvitur, dhe me shumë mundësi të ketë ndërruar karikatorin disa herë. Hetimet janë përqëndruar në përplasjen mes familjeve Martinaj dhe Reçi në Laç. Nga gushti i vitit 2019 e deri tani, ato janë përfshirë në një konflikt të shoqëruar me atentate të ndërsjellta. Në ekzekutimin e 17 korrikut dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se 4 persona.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, policia ka grumbulluar dëshmi dhe prova të tjera që vërtetojnë se makina tip “Passat” e autorëve ka qëndruar në vendin buzë rrugës nacionale Kamëz-Fushë Krujë dhe sapo ka parë mjetin ku lëvizte Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka xhiruar gomat me shpejtësi duke e ndjekur pas.

Në vendin e mbikalimit, autorët parakaluan mjetin ku ndodheshin tre të rinjtë, të cilët u qëlluan për vdekje nga një armë e vetme./Abcnews.al/