Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë një postim në facebook, lidhur me intervistën e dhënë për median franceze nga ish drejtori i policisë së shtetit, Gledis Nano.

Në intervistë, Nano zbulon se plot 14 kr im inelë, kishin arritur të arratiseshin pasi operacionet ishin dekonspiruar. Ndërkohë Meta shkruan se në Shqipëri ma fia kishte shtetin në dorë dhe se kryeministri Edi Rama duhej të largohej sa më parë.

Postimi i Plotë nga kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.

Çdo shtet ka ma fien e tij por këtu ma fia ka shtetin e vet.
Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Kri mit dhe Shpopullimit!