10 lek, një dhallë e një byrek… Çfarë blihej tjetër me 10 Lek…
Ja si janë përgjigjur disa miq të faqes Na Ishte Dikur:
Shkruan Miri Methasani
Dy gurabije ose nje aranxhate 8 lek ose dy akullore ose nje ashure
Shkruan Gezime Trakalaci
I djath bebè nji kulac nga ato si gershet
Shkruan Afrim Cenaj
Nje hallv dhe nje panine
Shkruan Blerim Ullini
Dy gurabija 5 lekshe
Shkruan Tefta Kalemi
Do qethej djali ; i jep babai 15 leke per ti shkurtuar; Djali shkon i qeth tulle ,10 leke, i ngelen 5 leke , bleu kulac te kuq!!!!!!!!!
Shkruan Elisa Kumrija
Ne në Elbasan blinim per mengjes nje 5 me 5 keshtu i thoshim simites me bugace.
Shkruan Dritan Dinaj
Ashure dhe tepronin 2 lek, boz me akullore
Shkruan Ilir Taka
nje marmallate te mbeshtjell me plasmas
Shkruan Marjana Putro
nje fletore dhe nje laps
Shkruan Mimoza Katerina
Dy kulece me krem!!
Shkruan Valbona Kapllani
Cerek buke e zeze , 1 simite , 1 qahije ,2 ingranazhe kulac ,1 kullore ose 2 pese lekshe ,3 shkrepse tepronte nje lek ,hipje tre here ne sutobuz ngelte nje lek ,bleje 1 pastashute , 1 paste me peta , 2 geshtenja cokollate , bleje djath te bardhe sa te haje buken ne pune ,1 djathe bebe dhe 1 bilete autobuzi ,2 buke e cerek buke misri , 1 veze ngelte 2 lek ,1 kg domate , 10 leke hallvasi .. 1 kallamare per bojen e penes ,2 fletore ,1 reviste fatosi etj …..etj…..
Shkruan Qashif Murrani
250gr bukë
Dy kuleç
2kg domate vere
Dy akullore
Një byrek me gjizë
Një petull
Dy fletore dy kalema dygoma fshirëse
Nje shishe bojë
Një fletore vizatimi
800gr kripë
Shkruan Zhaneta Kulla
1 pako biskota me qumesh pluhur te Ali Kelmendit Tirane .
Shkruan Elton Dako
Nje tas me ashure per 8 lek dhe 2 lek autobusi/Na Ishte Dikur
Comments are closed.