Vr asja e biznesmenit shkodran në Itali, dyshimet se u tor turua para ekzekutimit.

Vijojnë hetimet për të zbuluar se kush vr au dhe çfarë ka ndodhur me Fatmir Arën biznesmenin shqiptar i cili u gjet i vdekur të dielën e 4 shtatorit në fushat e komunës së San Carlo Canavese në provincën e Torinos.

Ara ishte baba i katër fëmijëve.

Trupi i tij u sinjalizua nga një kalimtar i rastit, pak metra larg automjetit në pronësi të vëllait të tij por në përdorim të Fatmirit.

Automjeti u gjet i djegur pjesërisht, e dukes si një përpjekje e autorit të kri mit për të zhdukur gjurmët e tij.

Hetimet

Hetimet e para të rrethanave të ngjarjes janë tregues se kush ka rrëm byer e ekz ekutuar biznesmenin shqiptar e njihte atë mirë, ashtu si dhe zonën ku u gjet trupi, pasi mungojnë telekamerat e sigurisë rrugore që mund të jepnin informacione të rëndësishme për policinë.

Autoritetet italiane presin analizat e autopsisë e cila do të realizohet nga mjeku ligjor Roberto Testi, për të zbardhur nëse Fatmir Ara është ekz ekutuar në vendin ku u gjet trupi apo diku tjetër dhe më pas është transportuar me automjetin e tij në fushat e San Carlo Canavese.

Fatmir Ara qe zhdukur ditën e premte datë 2 shtator 2022 e bashkëshortja bashkë me vëllain e tij sinjalizuan menjëherë zhdukjen të preokupuar nga moskthimi i tij në banesë.

Dyshohet se ai është rrë mbyer, to rturu ar e më pas i ek zek utuar. Hijet e së shkuarës së tij e afera të tjera mbeten pikëpyetjet e këtyre orëve që presin zbardhjen e k ri mit bashkë me gjetjen e autorit të kr imit.

Autoritetet policore italiane po hetojnë të gjitha pistat e ambientet që frekuentonte vi kti ma.