Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se evropianët i pret një dimër i vështirë pasi sulmi rus ndaj vendit të tij po shkakton shkurtime në eksportet e naftës dhe gazit nga Moska, ndërsa udhëheqësit e kontinentit të dielën diskutuan mbi mundësitë për të lehtësuar ndikimin e çmimeve të larta të energjisë.
Zelensky foli të shtunën mbrëma pasi Moska mbylli një tubacion kryesor që furnizon gazin rus në kontinent.
“Rusia po përgatit një goditje vendimtare energjetike ndaj të gjithë evropianëve këtë dimër” tha ai në fjalimin e tij të përditshëm me video duke shtuar se qëllimi i Moskës është “të dobësojë dhe frikësojë të gjithë Evropën, çdo shtet”.
Komentet e liderit ukrainas vijnë pas një vendimi tw gjiganit energjitik rus Gazprom për të pezulluar rrjedhën e gazit natyror në Evropë përmes tubacionit Nord Stream 1 pas zbulimit të një rrjedhjeje nafte në një turbinë, duke rritur frikën e një krize energjie në muajt e dimrit
Moska ka përmendur sanksionet perëndimore të vendosura për pushtimin e saj në Ukrainë dhe problemet teknike për ndërprerjet e energjisë elektrike. Vendet evropiane që kanë ofruar mbështetje diplomatike dhe ushtarake për Kievin, kanë akuzuar Rusinë se po e përdor energjinë si armë.
Comments are closed.