Plot 11 vjet nga ekspertimi i fundit i bërë në burgjet greke, duket se asgjë nuk na ndryshuar brenda sistemit penitenciar të këtij vendi.
Sipas raportit të fundit të bërë prej komisionit të parandalimit të torturës dhe poshtërimit të personalitetit të të dënuarve(CTP) vihet re se në burgjet e vendit mbahen 11827 të dënuar nga 10175 persona që janë kapacitetet e deklaruara, ose mesatarisht 110% më tepër se kapacitet e tyre.
Në 15 prej këtyre institucioneve raportohen se kapacitetet tejkalojnë 130%, madje në Koridhalos në momentin e monitorimit mbaheshin 152% më tepër të burgosur, burgu i Larisës me 134% Patra me 137%, ndërsa kampi i emigrantëve në Komotini kishte tejkaluar kapacitetin me 172%.
Rekordin e mban burgu i Janinës, institucion në të cilin u gjetën të “stivuar” 126 të dënuar nga 190% që është kapaciteti normal i tij. Kujtomë këtu se në burgun e Janinës 80% e të dënuarve janë me shtetësi shqiptare.
Raportuesit e këshillit të Evropës thanë se në sipërfaqja në dispozicion të të dënuarve, është 3-4 metra katrorë, çka përbën një tjetër shkelje të të drejtave të njeriut.
Sipas raportit, në burgun e Korfuzit u raportuan edhe raste dhune, kërcënime dhe shantazhe prej gardianëve, ndërsa ekspertimi në banjat dhe qelitë e insitucionit evidentoi kushte të papranueshme higjenike. Në këtë institucion u gjetën papastërti dhe kushte higjenike, të cilat vlerësohen si të rrezikshme për të dënuarit.
Monitorruesit e CTP thanë se u evidentuan edhe shkelje përsa i përket sistemit të furnizimit me ushqime si dhe higjenës në kuzhinat e disa insitucioneve.
Mangësi janë vërejtur edhe në sistemin e lejeve për të dënuarit, si dhe aksesin e tyre në programet e punësimit dhe të krijimit të programeve trajnuese profesionale. U evindentuan edhe mungesa në procedurat e dërgimit të të dënuarve në burgjet bujqësore, çka ka bërë që këto insutucione të funksionojnë me më pak se 40% e kapacitetit të tyre normal.
Gjithashtu u vunë re edhe mungesa të theksuara në stafin e insitucionve të riedukimit, ku mungesat më të mëdha evidentohen në stafin e psikologëve dhe asistentëve të këshillimit, si dhe në mungesën e stafeve mjekësore në klinikave mjekësore.
Po ashtu, janë vënë re edhe mungesa në përgatitjen e programeve integruese post peniteciare. Mungesat e këtyre programeve shpesh e bëjnë të pa mundur integrimin e të dënuarve që kanë kryer shumë vite burg në shoqëri, çka jo rrallë ka bërë që ata jo vetëm të mos jenë riedukuar, por një pjesë e madhe të kenë mbetur kontigjent krimi dhe të ridënohen brenda pak muajve nga lirimi i tyre.
Aktualisht në burgjet greke ndodhen 6856 ose 84% e të dënuarve kryejnë dënime me më shumë se 5 vite heqje lirie, ndërkohë që kjo shifër në vendet e europës nuk e kalon 35%
Vlen të përmendet se Athina zyrtare nuk e ka komentuar raportin e këshillit të Evropës për burgjet vendit, por burime pranë ministrisë greke të drejtësisë thanë se në kohën e monitorimit qeveria Mitsotakis kishte vetëm pak muaj që kishte marrë pushtetin dhe që atëherë është bërë një punë e madhe për përmirësimit e kushteve në burgjet e vendit.
Comments are closed.