Në vijim, KultPlus ju sjell disa nga shprehjet më të njohura shkodrane.
-Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta.
• Fukaraja ma mirë mos leftë. • Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd. • Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja. • Kur s’ke pula mos ban “ish”
• Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati. • Grueja asht si gjarpni nën jastek.
• Deka me nder asht kapak florini. • Ç’ka del prej mice gjun për mij… • A ke pa me fjetë?
• Kryet thi e menden fmi. • Zoti të dhashtë bereqet n’tru • T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq.
• Mendja e madhe e zeza e t’zot. • Inatin e mramjes, lene për nadje… • Gungaçit vetëm vorri ia drejton samarin…
• E han marren me bukë. • Bane t’mirën e hidhe n’det, n’mos ta dit’t peshku, ta din Zoti vetë.
• I buti – si muti • Kur s’ka njeri mend ka kamë • Kmisha me arrna e trupi me barna s’mbahen.
• Zemra m’don – betha s’ma mban. • Vesha – kopilesha. • Malli i mirë shitet afër.
• Kush ka mik ka çiflik. / KultPlus.com
Comments are closed.