Gazetari Artan Hoxha publikoi më herët të dhëna në lidhje me komunikimet e fundit të Ervis Martinajt me familjen. Sipas Hoxhës dy SMS-të e fundit të tij lidhen me paralajmërimin se do të shkonte policia për kontroll dhe i dyti, që t’i jepnin ushqim luanit që kishte te vila e tij.
Këlyshi i luanit të Ervis Martinajt ishte bërë një destinacion “turizmi” për foto të miseve dhe të famshmëve të rrjeteve sociale, të cilat më pas i hidhnin në Instagram për shkak edhe të faktit se bëhej fjalë për një kafshë të rrallë.
Abcnews.al ju sjell më poshtë disa imazhe të këlyshit të luanit të Ervis Martinajt që e mbante në Fushë Kuqe të Laçit.
Zhdukja e Martinajt mbetet ende një mister, me raportime se ai është kapur dhe vrarë nga kundërshtarët, si edhe pretendime se në fakt bëhet fjalë për një vetëzhdukje prej tij me qëllim që të humbasë gjurmët prej policisë dhe kundërshtarëve.
Gazetari Artan Hoxha tha në ABC se Martinaj është vrarë pasi u “tradhtua” nga një personazh i njohur i krimit pranë Vorës. Sipas Hoxhës, Martinaj shkoi aty për të lidhur një aleancë kundër grupeve që e kishin vënë në shënjestër, por aty u shit te kundërshtarëve dhe u mor nga një skuadër e veshur me uniformën e Forcave Speciale. /abcnews.al
Comments are closed.