Ministria e Brendshme ka reaguar në lidhje me shembjet e paligjshme të nisura në ditët e para të orëve të mëngjesit të ditës së sotme në ‘Prestige Resort’ duke e justifikuar këtë veprim të paparalajmëruar të IKMT-së si pjesë e një aksioni të nisur më parë për shembjen e ndërtimeve të paligjshme.

Ministria e Brendshme shkon dhe më tej duke kaluar në skaner gjithë aktivitetin mediatik të këtij grupi duke kujtuar aferat e drejtorëve të Tatimeve dhe Doganave që media ‘Focus Media’ dhe ‘Panorama Group’ zbardhi për opinionin publik.

Gjithashtu në deklaratën për shtyp MB ka ‘sqaruar’ se dhe ish-drejtori i IKMT-së nuk është larguar nga kjo detyrë sepse nuk ka pranuar të ndërmarrë një aksion të tillë, por se është deleguar në një detyrë tjetër atë të drejtimit të Task Forcës për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë që pritet të nisë javën e ardhshme.

Por Ministria e Brendshme ka harruar të përmende lejen për ndërtimet në ‘Prestige Resort’ të firmosura nga vetë Edi Rama si kryetar i KKT-së ku çdo centimetër investim i ngritur është i ligjshëm dhe firmosur jo vetëm prej tij, por dhe ish-kryeministrave Nano dhe Berisha.