Këtë të premte nisi faza e parë e regjistrimeve në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Rektorja e Universitetit Suzana Golemi, ende pa nisur mirë regjistrimet është e kënaqur me aplikimet e maturantëve pasi sipas saj janë mbi 7 mijë aplikime për të gjitha degët.

Golemi tregoi risitë e këtij viti akademik që lidhen me Informatikën dhe Biologjinë të cilat tashmë janë edhe në gjuhën angleze.

Golemi apeloi drejt kandidatëve për studentë që të zgjedhin një nga degët që universiteti ofron, veçanërisht ata që janë me mesatare mbi 8.5 dhe zgjedhin degët e mësuesisë se do pajisen edhe me një bursë.