Publikohet shkresa “ultimatum” që Qeveria i ka dërguar shoqërisë ‘Focus Media’, ku i kërkohet që të lirojë godinën në të cilën televizioni News24 qëndron prej 20 vitesh.

Shkresa ka dalë ng zyrat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e mban datën 26 maj 2022, ku drejtuesve të televizionit iu kërkohet që të largohen nga godina brenda 25 korrikut të këtij viti, me arsyetimin se News24 i mbaronte kontrata e qirasë prej 20 vitesh.

Duke u përballur me këtë situatë, shoqëria ‘Focus Media News’ apeloi vendimin në Gjykatën e Tiranës, ku edhe mori të drejtën e saj, ndërsa togat e zeza vendosën që të rrëzonin qeverinë, duke e cilësuar urdhrin e saj si të paligjshëm.