Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur kritik ndaj kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se terrorizoi turistët në “Prestige Resort”.

Gjatë një deklarate për mediat, Meta me urgjencë i kërkoi Kuvendit që të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin psikik të Edi Ramaës, gjithashtu edhe testin e dr ogës.

Pyetje: Shembjet e paligjshme në “Prestige Resort”, si e komentoni?

Akti sot ishte një sulm për imazhin e Shqipërisë. Turistët në “Prestige Resort” u bënë dëshmitarë të një skenë të shëmtuar të dhu nës në një nga resortet më të bukura dhe të suksesshme në vendin tonë. Akti i sotëm është një shkatërrim i shtetit ligjor. Edhe projektet që kanë ideuar vetë nuk kanë asnjë vlerë përballë skizofrenisë të Edi Ramës i cili është në panik.

Kuvendi urgjent të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor dhe kartelat psikike të Edi Ramës dhe të merren masa për të bërë testin e dr ogës dhe substancave të tjera nar ko tike. Për shkak të gjendjes së rënduar mund të shkaktojë dëme më të mëdha për Shqipërinë”, tha Ilir Meta.