Ismet Çekorja është ekzekutuar mesditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër. Burime për “AbcNews” bëjnë me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar. Por ende nuk dihet se si, pasi është ekzekutuar vetëm disa metra jashtë shtëpisë.
“Karremi” mund ta ketë marrë në telefon, ose mund ta ketë thirrur jashtë oborrit, por ende nuk dihet nëse i njëjti person është edhe ekzekutori i tij. Deri më tani mendohet se ekzekutori i 57-vjeçarit ishte një person i vetëm.
57-vjeçari u sulmua me breshëri arme zjarri, por mori 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat i kushtuan edhe jetën. Ndërkohë që aktualisht Policia e Shkodrës ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe pyeti dëshmitarë në zonë për identifikimin e autorit. Por deri më tani Policia ende nuk e ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje.
Ismet Çekorja është babai i Bajrma Çekorjas, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet se është një nga autorët që i bënë atentat Alban Bruçit mbrëmjen e 25 gushtit.
Comments are closed.