Viti i Botërorit duhet ta ketë stimuluar dhe inkurajuar që të jetë edhe më i gatshëm e në formë. Po flasim për Neymar, protagonist edhe një herë si golashënues i Paris Saint-Germain.
Braziliani shënoi kundër Toulouse, duke e zgjatur serinë e “rrjetave” dhe vendosur rekord personal.
Siç raporton “Opta” në fakt, O’Ney ka shënuar gjithmonë në 10 ndeshjet e tij të fundit, në të gjitha garat: 3 gola për Brazilin dhe 11 për klubin. Kjo është seria më e gjatë e regjistruar ndonjëherë në karrierën e tij, duke konfirmuar se forma aktuale, të paktën para portës, është vërtet e jashtëzakonshme.
Shpresa e tij dhe e të gjithë tifozëve të Brazilit e PSG-së është që të mos ndalet me kaq , por të mund t’i tërheqë dy skuadrat drejt sukseseve më të mëdha.
Do të shohim se sa gola do të arrijë dhe nëse seria e tij e golave të njëpasnjëshëm do të ndalet apo jo.