Biblioteka “Marin Barleti”, pasurohet herë pas here me libra të rinj të cilët dhurohen nga vetë autorët. Kësaj radhe ishte vetë Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari i cili dhuroi disa kopje të librit të tij të ri “Meditime”.
Myftiu i shoqëruar nga teologu z. Arben Halluni drejtues i arsimit, pranë Myftinisë, u prit nga drejtori i Bibliotekës z. Maxhid Cungu ku së bashku zhvilluan një bisedë rreth vlerave që përmbajnë fondet e bibliotekës dhe në mënyrë të veçantë ekzemplarët e Fondit të Antikuareve.
Myftiu u njoh gjithashtu me aktivitetet e ndryshme që zhvillon biblioteka në ruajtjen, dixhitalizimin e librave dhe shërbimin ndaj lexuesve.
Comments are closed.