Gledis Nano ka lënë zyrën e tij vetëm pak minuta pas shkarkimit zyrtar si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. I qeshur, Nano del nga ambientet e drejtorisë, përshëndet me dorë gazetarët e hipën në makinë. Ai shihet teksa hap derën e mjetit me ngjyrë të zezë të llojit “Range Rover” për tu larguar që aty.
Gledis Nanos iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës nga ai tek Muhamet Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi përmes të cilit ministri i Brendshëm e bëri sot përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës.
Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një “lobimi” të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha certifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri.
Comments are closed.