Doktoreshë Nevila Luli (Tabaku), drejton Shërbimin e Mjekësisë Interne dhe prej 7 vitesh mban titullin e presidentes së Urdhërit të Mjekut për Qarkun Shkodër.

Me një eksperiencë prej më shumë se 30 vite në Spitalin Rajonal Shkodër përveç punës së palodhur ndaj pacientëve ka themeluar në vitin 2008 kabinetin e endoskopisë, një vlerë e shtuar për qytetarët e Shkodrës.

Shërbimi i Mjekësisë Interne ku Dr.Nevila drejton për kaq shumë vite merret me diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të ndryshme dhe komplekse duke i trajtuar ato nga pikëpamja mjekësore.