Videoja që po shikoni tregon një tjetër pjesë të arrestimit të ‘BOSS’-it të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer. Në pamje duket Ozer, veshur me pantallona të kuqe e bluzë të bardhë.
Ai është vënë në pranga nga njësia elitë ‘Fast Elbania’ dhe është futur në furgonin e Policisë së Shtetit.
Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Sot, një vit e gjysmë më vonë, arratia e tij mori fund, Ozer u arrestua në Himarë, teksa bënte plazh me dy shqiptarë.
Comments are closed.