Prefektura mblodhi institucionet pergjegjese ne prag te nisjes së sezonit të ri shkollor. Prefektja Majlinda Angoni përveçse masave në infrastrukturë theksoi se nuk duhet të ketë shkolla që ngrohen me gaz sepse është rreptësisht e ndaluar duke qenë se 13 shkollave në bashkinë Shkodër kanë ngrohje me gaz. Drejtori i arsimit në bashkinë Shkodër Ergys Ivziku u shpreh se në disa prej shkollave për momentin është e pamundur që ngrohja të kthehet me dru zjarri
Drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër Anton Deda u shpreh se në rast të mbylljes së shkollave nga COVI 19 janë të gatshmet masat për dy skenaret e përcaktuara nga ministria e arsimit
Per Bashkite Malesi e madhe, vau dejes dhe Puke shqetesimi me I madh mbetet transporti I nxenesve por edhe mesuesve ne shkollat e largeta te fshatrave, e po ashtu edhe renja e numerit te nxenesve
Për sezonin e ri shkollor e angazhuar do të jetë edhe policia vendore e Shkodrës.
Comments are closed.