Emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin do të përballen me policinë shqiptare në Dover për të kontrolluar të dhënat e tyre kriminale. DailyMail raporton se policia shqiptare do të ndihmojë forcat kufitare të Mbretërisë së Bashkuar duke kontrolluar shenjat e gishtërinjve dhe të dhënat biometrike të migrantëve në bazat e tyre të të dhënave.
Zyrtarët e Home Office do të takohen sot me Policinë Shqiptare për të rënë dakord mbi një plan që oficerët e policisë së vendit të vendosen në portet britanike. Burimet qeveritare thanë se plani do t’i lejonte Mbretërisë së Bashkuar të identifikonte dhe dëbonte ata që nuk ‘të favorshme për të mirën publike’.
Skema është pjesë e një marrëveshjeje të bërë me Shqipërinë nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel për të dëbuar kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm.
Patel tha se skema e ‘largimit të shpejtë’ do të trajtojë menjëherë azilkërkuesit shqiptarë, me ata që nuk kanë të drejtë të jenë në MB të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Britania ka paguar për një stacion policie prej 1 milion paund në Tiranës për të ndihmuar në përpunimin e emigrantëve kur ata të kthehen. Legjislacioni i ri do të lejojë gjithashtu që migrantët me kërkesa ‘të pabazuara’ për azil të deportohen më shpejt.
Burime qeveritare thanë për The Telegraph : “Këto të dhëna biometrike do t’u mundësojnë oficerëve të zbulojnë çdo shqiptar të kërkuar nga policia shqiptare ose që ka një histori kriminale. Ata do të kenë dy laptopë me të gjitha sistemet dhe të dhënat që ka policia shqiptare.
Comments are closed.