Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka këshilluar qytetarët që të lajnë rrobar me 30 gradë në lavatriçe, në mënyrë që të kursejnë energjinë elektrike.

Këto këshilla Balluku i ka ndarë teksa ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi.

Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, Balluku ka ndarë këshillat ku tregohet se si mund të vendoset sa më pak në punë lavatriçja dhe të lahen rrobat me 30 gradë.

Kujtojmë se çmimi i energjisë elektrike ka arritur nivele rekord gjatë së hënës në bursë, ku një megavator është shitur deri në 800 euro në orare piku duke regjistruar rritje drastike./albeu.com/