Ka folur për mediat Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores që është i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi, teksa ka mohuar se djali i tij është i përfshirë në këtë ngjarje.
Ismet Çekorja është shprehur se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhet në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policisë.
Ismet Çekorja shprehet se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia.
Comments are closed.