Gjykata e Apelit ne Shkoder ka rrezuar vendimin e gjykates se shkalles se pare per punonjesit e policise te cilet u lane me masen e sigurise “arr.est shtepie” pasi dyshohen per shperdorim detyre per disa tendera te vegjel.
Gjykata e Apelit ne Shkoder vendosi te liroje shtate shtetasit qe kane ankimuar ne apel nga 13 qe ishin ne total. Keshtu kryekomisar Saimir Rrustemi eshte lene me masen e sigurise “detyrim paraqitje” bashke me gjashte punonjes te tjere te policise si dhe shtetasin Paulin Prendi.
Vendimi nga apeli u dha diten e sotme. Gjate mases se sigurise ne gjykaten e shkalles se pare nje grup qytetaresh shkodran protestuan kunder arrestimit te kryekomisar Saimir Rrustemi i cili fillimisht u la me masen “arr.est shtepie” nga shkalla e pare dhe diten e sotme apeli e rrezoi kete vendim duke liruar kryekomisar Saimir Rrustemin me masen “detyrim paraqitje”.