Ish-drejtuesi i komunës Karinë në zonën e Peqinit, është duke u verifikuar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pasi emri i tij ka dalë në dëshmitë që ka dhënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, sipas Oranews.

Sipas dëshmive që ka dhënë për hetuesit serial-killeri, ka të dhëna domethënëse se shtëpia e ish zyrtarit, ka shërbyer si bazë për fshehjen e makinave të vjedhura, që përdoreshin për ngjarje nga Nuredin Dumanit.

Në skenë ka dalë me rrëfimet e Dumanit, edhed vëllai i ish-kryetarit të Komunës Karinë.

Sipas të penduarit të drejtësisë, i vëllai i ish zyrtarit, raporton Oranews, në ngjarjen e marsit 2020 të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ka ndihmuar njërin nga dy autorët, Eljo Bitrin, të largohet pasi ky i fundit braktisi makinën në “Bishti i Zhurit” Rrogozhinë.

Mësohet se ish-kryetari i Komunës dhe vëllai i tij, përmenden në dy momente nga Nuredin Dumani. Atë të ngjarjes ndaj Emiljano Ramazanit dhe ate te dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Dumani mësohet tu ketë treguar prokurorëve se makinën e vjedhur që përdorën në ngjarjen e Emiljano Ramazanit, fillimisht e kanë fshehur në garazhin e një vile tre katëshe, në fshatin Karinë të Peqinit.

Ndërsa pohon se automjeti “Passat” ka qëndruar 3 ditë në këtë garazh dhe më pas, është çuar drejt zonës së Metalurgjikut, në magazinat e Arben Lazes, në Elbasan

“…drejtues në mjetin “Passat” ka qënë Eljo Bitri dhe e kemi çuar në fshatin Karinë. Makinën e kemi futur garazhin e një vilë 3 katëshe, e cila ishte e një shtetasi me mbiemrin Juba, që me sa di ka qënë kryetar Komune. Pas rreth 3 ditësh qëndrim në këtë garazh, më ka telefonuar Eljo Bitri, duke më thënë që të merrja makinën “Passat” dhe të çoja tek magazina e shtetasit Arben Laze në Metalurgjik, Fushë-Mbret…” mësohet të ketë deklaruar Dumani.